Telegrafi

Vidhen 40 mijë dollarë nga kasaforta private në ‘Bankën Komerciale’

Foto: Ilustrim

Personi i panjohur ka vjedhur 20 mijë dollarë kanadeze, gjegjësisht 40 mijë dollarë nga kasaforta private në Bankën Komerciale, dega në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vjedhja ka ndodhur gjatë periudhës nga 26 maj deri 21 tetor kur e ka paraqitur ndihmësi autorizues për shfrytëzimin e kasafortës, 53 vjeçari që jeton në Kanadë.

Raportuesi për këtë e ka informuar edhe drejtorin e bankës. Në konsultim me Prokurorin Publik hetimi është kryer para dy ditëve. Janë marrë masat për gjetjen e hajdutit dhe shqyrtimin e plotë të rastit. /Telegrafi/