Site icon Telegrafi

Vidhen 3 mijë denarë në një kishë në Tetovë

Gjatë fundjavës së kaluar është kryer një vjedhje në kishën “Sveti Jovan Krstitel” në Tetovë.

Sipas informacioneve të Policisë së Tetovës, gjatë vjedhjes janë marrë 3 mijë denarë, pasi më herët me çelës është hapur dera hyrëse e kishës.

Nga SPB Tetovë thonë se kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po marrin masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version