Telegrafi

Vidhen 25 mijë euro nga një makinë e parkuar në Tetovë

Persona të panjohur nga një makinë “Volkswagen Touran” me regjistrim të Zvicrës e parkuar në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, kanë vjedhur 1.6 milionë denarë ose 25 mijë euro.

Vjedhësit e kanë thyer xhamin e derës së parë në të djathtë dhe pas kontrollit që kanë kryer në makinën e B.K (41) nga Poroj, kanë marrë një çantë në të cilën ka pasur 25 mijë euro, kartela bankare, telefon celular, dokumente udhëtimi, leje vozitje dhe çelës të një dhome hoteli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Tetovë thonë se kanë kryer hetim në venin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rastit./Telegrafi/