Telegrafi

Vidhen 20 mijë euro nga një shtëpi në Gostivar

Foto: Ilustrim

Në një shtëpi në Gostivar pardje janë vjedhur 20 mijë euro. Vjedhja ka ndodhur kur pronarët nuk kanë qenë në shtpi.

Sipas SPB Tetovë, vjedhja e rëndë ka ndodhur pardje në periudhën prej orës 18:00 deri 01:45 në mesnatë në rrugën “Balindolska” në Gostivar. Në këtë periudhë persona të panjohur janë futur në shtëpinë e personit S.B (51).

“Vjedhësit janë futur brenda pasi kanë thyer dritaren dhe nga dy vende në shtpi kanë marrë para në vlerë prej 20 mijë eurove”, thuhet në raportin e policisë.

Pas denoncimit policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen rastit./Telegrafi/