Site icon Telegrafi

Vidhen 130 mijë denarë nga një kazino në Shkup

3D closeup of casino table with roulette and chips

Një kazino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup është plaçkitur, me ç’rast janë marrë 130 mijë denarë nga qarkullimi ditor.

MPB sot njoftoi se vjedhjen e ka kryer një person i maskuar, i cili duke kërcënuar me thikë dhe shkop i ka marrë paratë nga e punësuara në kazino, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 08:50, ndërsa nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version