Telegrafi

Vidhen 100 mijë denarë nga një kazino në Shkup

Rreth 100 mijë denarë janë vjedhur sot në mëngjes nga një kazino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup.

Nga MPB njoftojnë se vjedhja është kryer nga deri tani person i panjohur, i cili me maskë dhe armë e ka kërcënuar punëtoren, ka marë paratë dhe është larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti në polici është paraqitur në orën 04:50 të mëngjesit, ndërsa nga MPB thonë se ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/