Telegrafi

Vidhen 10 mijë euro në një shtëpi në Demir Hisar

Dhjetë mijë euro, 17.000 denarë, shtatë lira të arit dhe stoli ari janë grabitur mbrëmë nga një shtëpi në Demir Hisar, në rrugën ‘Bitolska’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç kumtoi policia, shtëpia është pronësi e A.S (84), ndërsa grabitja është kryer në periudhën nga ora 16:30 deri në orën 00:15, derisa nuk ishte në shtëpi.

Grabitësit me forcë e kanë hapur derën e hyrjes dhe kanë hyrë brenda për grabitje. Janë ndërmarrë masa për gjetjen e hajdutëve dhe zbardhjen e rastit. /Telegrafi/