Telegrafi

Videothirrjet në Firefox

Në konferencën IETF 83 në Paris Mozilla demonstroi implementimin e WebRTC – një komponentë kjo e HTML5 e cila mundëson video dhe audio thirrjet, dhe shkëmbimin e fajllave. Për paraqitje në sistem përdoret Social API i Mozillas, e për ndryshim nga ueb zgjidhjet e ngjashme, sistemi për video-thirrje të cilin e demonstroi Mozilla nuk kërkon kurrfarë plug-in shtesë.

Ende nuk është përcaktuar nëse mundësia e kryerjes së video-thirrjeve do të përfshihet në ndonjërin nga versionet e ardhshme të Firefoxit. Edhe lojtarët e tjerë të mëdhenj në këtë fushë, e ata janë Microsoft, Google dhe Opera, kanë shprehur përkrahjen për standardin WebRTC. /Telegrafi/