Telegrafi

Audio-incizimet në Prokurori, reagon zëvendësministri i Drejtësisë

Një ditë më parë në media janë publikuar audio-incizime që kanë bëjnë me sektorin e drejtësisë, saktësisht në prokurori prej ku mund të hedhen dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Pas publikimit të këtyre audio-incizimeve sot ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke thënë se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se vettingu në sistemin e drejtësisë nuk ka alternativë.

Ai shkruan se vetëm përmes vettingut mund të sigurohet që brenda sistemit të drejtësisë të ketë vetëm njerëz që i binden ligjit dhe jo ndikimeve e as shantazheve a kërcënimeve.

Lexoni të plotë reagimin e zëvendësministrit:

Dje u publikuan 2 përgjime të prokurores së krimeve të rënda për të cilat nuk pamë asnjë reagim të institucioneve përkatëse, dhe jo vetëm, ndërkaq u paralajmëruan edhe pjesë të tjera të përgjimeve.

Në këto përgjime të publikuara nga portal ‘’Shqip’’ u përmenden edhe emra të tjerë si ai i kryeprokurorit të shtetit e i gjyqtarit Driton Muharremi. 

Institucionet e drejtësisë duhet të jenë shembull për këdo. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kenë edhe integritet moral por edhe profesional dhe çfarëdo veprimi që cenon integritetin duhet të ndëshkohet.

Në vendin tonë kemi parë më herët afera si ajo ‘’Pronto’’ që ka qenë ndër skandalet më të mëdha në Kosovën e pasluftës me ç’rast kemi parë ndikimin e madh të pushtetit veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se vetingu në sistemin e drejtësisë nuk ka alternativë. Vetëm përmes vetingut ne mund të sigurojmë që brenda sistemit të drejtësisë do të ketë vetëm njerëz që i binden ligjit dhe jo ndikimeve e as shantazheve a kërcënimeve.

Ne i bëjmë thirrje këshillave përkatës të mos qëndrojnë të heshtur por të ndërmarrin veprime në përputhje me kompetencat”.

Ndryshe, shkrimin dhe videot nga përgjimet mund t’i shihni KËTU: /Telegrafi/