Siç njofton TV21, incizimi që sot u publikua nga gazeta italiane “La Verita” dhe që është i lidhur me rastin ‘Haraç’ e kanë edhe Prokuroria Themelore Publike.
Sipas burimeve të tyre vërtetohet se incizimi është autentik dhe se si dëshmi është edhe në PTHP, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurori Shtetëror, Ljubomir Joveski më herë tha se “Video-incizimi që sot është publikuar nga gazeta italiane ‘La Verita’ në lidhje me rastin ‘Haraçi’, nuk ka dalë nga Prokuroria”.
Ai nuk precizoi nëse Prokuroria e posedon këtë video si material dëshmues.
Ndryshe, gazeta italiane “La Verita” sot në edicionin online publikoi video nga takimi i të dyshuarve kryesor në rastin “Haraçi” Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski, me afaristin Jordan Kamçev, nga shtëpia e të cilit u larguan me para.
“Boki 13” dhe “Zoki Kiçeec” i kanë kërkuar para Kamçevit, duke i premtuar se me ndihmën e prokurores speciale Katica Janeva do ta lirojnë nga paraburgimi dhe akuzat e Prokurorisë Speciale./Telegrafi/