Duket se liria artistike e sotme ka kaluar kufij që ishin pothuajse të paimagjinueshëm deri më tani në botë.
Videoja më e re e këngëtares së famshme ka shkaktuar reagime të ndryshme, dhe disa e quajnë skandaloze.
Bëhet fjalë për këngën e Iggy Azaleas, e cila ka shkaktuar debate të mëdha në mediat sociale.
Videon e këngës “Survivor” e xhiroi në një kishë, ku shihet gjysmë e veshur dhe me një stil të veçantë.
Por kjo nuk ishte fundi i ideve të regjisorit kreativ të videos, pasi që kishte edhe detaje të tjera.
Këngëtarja ka ndryshuar disa herë veshjen provokuese, ku në njërën prej tyre ishte e shtrirë në mesin e qirinjve.
Gjersa mediat botërore po e shohin këtë si një liri artistike, të tjerët e dënojnë atë për hir të tradhtisë ndaj Perëndisë. /Telegrafi/