Site icon Telegrafi

Videolojërat japoneze edhe në WC

Kështu japonezët derisa urinojnë do të kënaqen me luftërat e sumos, vizatimin e grafiteve ose erupsionin e vullkanit, varësisht se me çfarë presioni urinojnë në guaskë.

Në ekranin LCD paraqitet edhe grafika e cila tregon fuqinë dhe zgjatjen e urinimit, dhe e tërë kjo, tipike për videolojërat, shënohet me pikë.

Megjithatë, japonezët tash për tash nuk e kanë ndërmend të organizojnë gara me shumë lojtarë në urinim, por kjo do të mbetet argëtim individual nëpër WC-të publike të Japonisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version