Telegrafi

Videolojërat 3D e përmirësojnë memorien për 12 për qind brenda dy javëve

Luajtja e Angry Bird është e këndshme dhe mënyrë e mirë, për të humbur kohën.

Por, luajtja e lojërave në sistemin tredimensional si Super Mario 3D World apo Batman Arkham Asylum, mund t’i ndihmojë memories suaj.

Gjetjet e këtij zbulimi, mund të ndihmojnë në diagnostifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve mendore dhe humbjes së kujtesës. Transmeton Telegrafi.

Profesorët e qendrës së neurobiologjisë, u kanë kërkuar studentëve, të luajnë lojëra elektronike të sistemit 3D, nga gjysmë ore për dy javë.

Në testet e bëra këtij grupi, në krahasim me ata që nuk kanë luajtur lojëra, ka dalë se grupi parë janë shumë më të aftë në mbajtje mend. /Telegrafi/