Kompania Square Enix ka njoftuar se videoloja Final Fantasy XVI do të arrijë në treg gjatë verës së vitit të ardhshëm, e së fundmi është publikuar “trajleri” që zbulon sesi do të duket loja.
“Trejler” tregon skena lufte, aksione të shpejta në kohë reale ngjashëm me atë nga Final Fantasy VII Remake, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu tregon një përbindësh misterioz me fuqi të madhe që duhet Eikone. Final Fantasy XVI është paralajmëruar qysh në vitin 2020.
Regjisori kreativ Naoki Yoshida, është arsyeja kryesore që adhuruesit shpresojnë që loja do të ngjajë më shumë me MMORPG Final Fantasy XIV por edhe me XV.
Loja Final Fantasy XVI do të jetë ekskluzive për PlayStation 5, ë në treg do të jetë e disponueshme gjatë verës së vitit të ardhshëm. /Telegrafi/