Telegrafi

Videolajm: Rrugëtimi i Kuqezinjve drejt ‘Euro 2016’

Më pak se një javë na ndan nga debutimi i Shqipërisë në një Kampionat Evropian.

Kuqezinjtë për herë të parë në histori ia dolën që të futen në mesin e përfaqësueseve më të mira në kontinentin e vjetër, transmeton Koha.net.

Suksesi erdhi pas katër fitoresh, dy barazimesh dhe dy humbjesh në grupin kualifikues, teksa fjalën e fundit, kombëtarja e tha në Armeni, të cilën e mundi në shtëpi të saj duke siguruar vendin e dytë dhe biletën për në Francë.

Si ishte rruga e Shqipërisë drejt Euro 2016 dhe shumëçka tjetër në videon në vazhdim.