Telegrafi

Videoklipi me skena të nxehta i Normani dhe Cardi B

(Foto: Humming Zone)

Normani ka publikuar këngën e re “Wild Side” në bashkëpunim me Cardi B, të cilën e shoqëron një videoklip mjaft provokues.

Bashkëpunimi i shumëpritur vjen afro një vit prej se Normani u shfaq në videoklipin e Cardi dhe Megan Thee Stallion, “WAP”, që ishte hiti numër 1 në Billboard Hot 100.

“Kam qenë duke bërë prova për rreth tri javë duke u përgatitur për videon, kur Cardi e dëgjoi këngën për herë të parë”.

(Foto: Screenshot/YouTube)

“Ajo erdhi për mua dhe i dha jetë kësaj kënge duke bërë thjesht atë që bën Cardi B. E dua atë femër dhe i jam shumë falënderuese”, ka thënë Normani në një deklaratë lidhur me projektin e ri.

(Foto: Screenshot/YouTube)

Porse vëmendje më të madhe ka marrë videoja muzikore, në të cilën dy këngëtaret shfaqen në skena mjaft të nxehta. /Telegrafi/