Era Istrefi tashmë po bën hapat e parë drejt pushtimit të muzikës botërore.
Kënga e saj “BonBon” tashmë gjendet në kanalin e Ultra Music Channel, kanal ky në YouTube i labelit Ultra Music, pjesë e Sony Music, me të cilin ka nënshkruar kontratë Era kohë më parë.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar një prej producentëve të Erës, BigBang, në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Kanali ka mbi 5 milionë abonues dhe në këtë kompani kanë kontratë artistët më të mëdhenj botëror, përfshirë David Guetta dhe gjigantë të tjerë të muzikës.
Ky është suksesi më i madh për një artiste të dalë nga tregu shqiptar.
Era së shpejti fillon edhe punën për albumin e saj dedikuar për tregun ndërkombëtar, të cilin do ta punojë edhe Big Bang Beats, producenti shqiptar i shumë hiteve në kuadër të studios RedBox, studio kjo që ka firmën e disa hiteve të Era Istrefit.
Mbetet të shihet se si do të vazhdojë të na befasojë në të ardhmen Era. /Telegrafi/