Cruise po përmbush premtimin e saj për të zgjeruar shërbimin e saj të robot-taksive në dy tregje të reja përpara fundit të vitit.
Për vite me radhë, Cruise ka operuar shërbimin e saj autonom ekskluzivisht në San Francisko. Por në fillim të këtij viti, kompania e mbështetur nga General Motors tha se do të lansojë atë në Phoenix, Arizona dhe Austin, Teksas, përpara fundit të vitit 2022.
Të martën, CEO i Cruise, Kyle Vogt, postoi në Twitter një video të shkurtër të pasagjerëve nga ato dy qytete që shëtitnin me automjetet plotësisht pa shofer si provë e një premtimi të realizuar, transmeton Telegrafi.
We promised we’d go driverless in 3 cities by the end of this year, and WE DID IT! @Cruise is now live in SF, Austin, and Phoenix.
Folks, we are entering the golden years of AV expansion.
More about this launch: pic.twitter.com/guocKlWmf4
— Kyle Vogt (@kvogt) December 20, 2022
“Njerëz, ne po hyjmë në vitet e arta të zgjerimit të automjeteve autonome”, shtoi ai.
Si fillim, vetëm “miqtë dhe familja” e punonjësve të Cruise do të kenë akses në shërbimin autonom të kompanisë, duke përfshirë automjetet e saj plotësisht pa shofer.
Por kjo gradualisht do të rritet duke përfshirë njerëz të tjerë. Kompania hapi listat e pritjes për të dy qytetet këtë javë dhe pret të fillojë të ofrojë udhëtime pasi të ketë automjete të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën, tha një zëdhënës. /Telegrafi/