Kjo është ajo që ndodh kur përpiqeni të ndërhyni ndërmjet një gjarpëri dhe vezëve të saj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një kujdestar nga Kalifornia i kopshtit zoologjik u kafshua në fytyrë nga një piton derisa ai u përpoq të mblidhte vezët e saj për t’u rritur në një inkubator.
“Ajo më sulmoi”, shkroi kujdestari i kopshtit zoologjik, Jay Brewer në video, të cilën e postoi në faqen e tij në Instagram të hënën.
“Unë rrezikoj kështu që t’i vendosi foshnjat në incubator ku është e sigurt… në këtë rast unë duhej ta merrja një për ekipin”, shtoi Brewer, i cili është themeluesi i Zoo Reptile jashtë Los Angjelos. /Telegrafi/