Telegrafi

Videoja tregon momentin kur elefanti ia grisi modeles fustanin derisa e ndiqte vazhdimisht për t’ia zhveshur

Një elefant i vogël lozonjar grisi fundin e një modeleje dhe për pak ia zhveshi kur po luante me të.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Megan Milan ishte duke vizituar “Chia Lai Orchid”, një vend bamirës që shpëton elefantët në Chiang Mai, Tajlandë, në fillim të qershorit, kur një elefant trejavësh po e ndiqte pas.

Videoja– që është parë më shumë se 12 milionë herë në mediet sociale – tregon elefantin e vogël duke iu afruar Meganit e duke e rrëzuar përtokë derisa duket se po hipte sipër saj.

Në video, Megan, e cila nuk u alarmua, mund të dëgjohet duke qeshur derisa elefanti i afrohet vazhdimisht dhe ia ngreh fundin. /Telegrafi/