Telegrafi

Videoja tregon momentin e frikshëm kur elefanti ngrit kamionin e mbushur me turistë

Një video e frikshme është postuar nga Afrika e Jugut dhe tregon një elefant që ngrit disa herë një kamion me turistë duke i vënë ata në rrezik për jetë.

Sipas mediave të huaja, incidenti ka ndodhur në Parkun Kombëtar Pilanesberg.

Në pamjet e filmuara nga Hendry Blom dëgjohet shoferi teksa i bën thirrje elefantit dhe mundohet ta trembë. Kafsha më pas largohet.

“Ne ishim të frikësuar, veçanërisht për turistët në kamion sepse menduam se ata mund të vdisnin”, tha Blom, përcjell Telegrafi.

Një tjetër video nga brenda automjetit tregon turistët e frikësuar duke u ulur në dysheme.

Bëhet e ditur se kafsha është bërë agresive për shkak të fotove të shumta që turistët donin t’i shkrepnin.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka lëndime, ndërsa një familjes iu ofrua këshillim psikologjik pasi ka mbetur “jashtëzakonisht e tronditur” nga rasti. /Telegrafi/