Një i ri i cili me sa duket është adhurues i flaktë i sporteve ekstreme është duke u hetuar nga policia, pasi është filmuar duke bërë akrobacione në maje të qiellgërvishtësve.
Videoja e filmuar nga kamera të cilën Oleg Shesytyachenko e kishte instaluar në helmetë, shfaq momentin kur ai shëtit nëpër majën e ndërtesës gjigante, madje duke mos hezituar të bëjë sallto dhe akrobacione tjera, transmeton Telegrafi.
Pasi i kishte publikuar pamjet në internet, policia ka filluar hetimet dhe është vënë pas djaloshit që sfidonte vdekjen duke bërë akrobacione edhe me skateboard.
Kjo video ka ndarë përdoruesit e rrjeteve sociale në dy grupe, ata që e përgëzonin për trimërinë dhe ata që e kritikonin se kishte rrezikuar jetën pa kurrfarë arsye, duke thënë se ai mund të shërbej si model për shumë të rinj. /Telegrafi/