Site icon Telegrafi

Videoja që u bë virale, gruaja që shëtit kafshën e saj nxit reagime – disa thonë që është qen e të tjerët ujk

Përdoruesit e internetit mbetën të habitur me videon e publikuar që është bërë virale, në të cilën shfaqet një grua duke shëtitur qenin e saj rrugëve të SHBA-ve.

Megjithatë madhësia e kësaj kafshe i ka vënë në lajthitje shumë qytetarë, që disa po mendojnë se bëhet fjalë për ujk e assesi për qen, transmeton Telegrafi.

Videoja e shpërndarë në internet nga ueb-faqja Worldstar, shkruan se “njerëzve nuk u besohej se çfarë kjo grua mbante të lidhur me litar, a është qen apo ujk”.

Nuk dihet saktësisht se ku është realizuar kjo video, pavarësisht që shumë nëna dhe fëmijët e tyre grindeshin rreth çështjes se për çfarë lloji të kafshës bëhej fjalë.

Vetëm nga e hëna, videoja ka marrë qindra mijëra shikime, ndërsa komentet ishin aq të shumta – sa që komentuesit akoma po grinden rreth çështjes së kësaj kafshe. /Telegrafi/


Exit mobile version