Pamjet tronditëse që tregojnë një qen duke u tërhequr zvarrë përgjatë rrugës nga një grua që drejtonte një skuter, kanë shkaktuar reagime në internet.
Videoja shqetësuese tregoi qenin e gjorë që duket se nuk mund të qëndrojë në këmbë derisa tërhiqet përgjatë një rruge, i lidhur në qafë.
Pamjet besohet se janë xhiruar në Erdington të Birminghamit, Angli, transmeton Telegrafi.
Një person që filmon këto pamje nga një makinë aty pranë i bërtet gruas: “Po e lëndon qenin tënd”.
“Më fal?”, u përgjigj ajo.
“Po e lëndoni qenin. Qeni ka vdekur”, tha filmuesi derisa qeni i tërhequr zvarrë u godit në anën e bordurës së trotuarit.
“Qeni do të vdesë, e dini? Qeni do të vdesë, ndalo skuterin”, iu lut, ndërsa qeni duket se përpiqet të ngrihet në këmbë.
Videoja ka shkaktuar zemërim të gjerë pasi u shpërnda nga blogu “Birmz Is Grime” në Twitter me mbishkrimin: ‘Kush është ky person? Ky qen duhet gjetur dhe shpëtuar’.
Një person komentoi: ‘Pse askush nuk e ka ndaluar atë?’
Një tjetër tha: ‘A është raportuar kjo. Është e tmerrshme.’
Një i tretë shkroi: ‘Qen i gjorë. Shpresoj që ta gjejnë zonjën duke vozitur dhe ta heqin qenin nga ajo’ . /Telegrafi/