Site icon Telegrafi

Videoja që shokoi SHBA-në, një grup burrash të armatosur dhe me jelek antiplumb kalojnë kufirin

Tre burra të armatosur që besohet se janë anëtarë të karteleve meksikane, janë parë duke kaluar kufirin për në SHBA.

Mediat lokale raportuan se pamjet tregojnë tre burra, njëri prej të cilëve ka veshur një jelek antiplumb, duke bërë rrugën e tyre përmes një pylli në jug të Teksasit pranë Fronton me pushkë gati.

“Anëtarët e njësisë taktike elitare të patrullës kufitare hetuan vendin e kalimit të paligjshëm, por nuk gjetën asgjë”, raporton Fox News.

Mediat kujtojnë se në një incident të ngjashëm në qershor, pesë anëtarë të dyshuar të Cartel del Noreste u arrestuan në të njëjtën zonë, pasi kaluan ilegalisht kufirin të armatosur me pushkë dhe pajisje taktike, transmeton Telegrafi.

Kalimet e paligjshme vijnë më pak se një javë pasi një dron i “rangers” në një fluturim patrullimi pranë Eagle Pass, pa një burrë që mbante një pushkë teksa drejtonte një grup migrantësh përtej Rio Grande në Teksas.

“Personi i paidentifikuar u kthye në Meksikë përpara se të arrestohej”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike.

Në një përpjekje për të luftuar kalimin e paligjshëm të kontrabandistëve dhe emigrantëve nëpër Rio Grande, guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, miratoi vendosjen e një pengese të diskutueshme në lumë për të parandaluar kalimet e mundshme kufitare.

Administrata e presidentit Joe Biden, megjithatë, paditi Teksasin në korrik për instalimin e mjetit lundrues, në një përpjekje për të detyruar Abbott-in ta largonte atë nga Rio Grande, i cili shërben si kufiri ndërkombëtar midis Meksikës dhe SHBA-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version