Policia gjermane është vënë në kërkim të tre burrave, që kishin lidhur për druri një emigrant nga Iraku.
Policia në Goerlizts ka bërë të ditur sot, se 21-vjeçari nga Iraku ishte duke biseduar me punonjësin e një dyqani në Arnsdorf për shkak të kartelës telefonike të dëmtuar, kur tre burra me maica të zeza u futën në dyqan dhe e tërhoqën zvarrë jashtë duke e lidhur për druri, transmeton Telegrafi.
Por, raportohet se të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes në momentin që kishin dëgjuar se policia po vjen.
E përditshmja gjermane Bild, sot ka publikuar pamjet e videos që po qarkullon në ueb faqet e organizatave djathtiste, në të cilën mund të shihen të dyshuarit duke e nxjerr nga dyqani emigrantin nga Iraku.
Policia është duke kërkuar dëshmitarë që mund të identifikojnë sulmuesit, por ata janë vënë në kërkim edhe të emigrantit për të cilin punonjësit e dyqanit kanë deklaruar se i kishte kërcënuar me shishe të xhamit. Sipas Bild, i riu nga Iraku vuan nga problemet psikike. /Telegrafi/