Nga thellësitë e oqeaneve e deri në majat e maleve, Toka është mbushur me plastikë, e cila ka depërtuar edhe në pyjet dhe rajonet më të largëta të planetit.
Si rezultat, kafshët e egra shpesh përfundojnë duke përtypur plastikën e cila rrezikon shëndetin e tyre, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, pamjet e kapura nga fotografi i kafshëve të egra, Deep Kathikar, tregojnë saktësisht shtrirjen e kërcënimeve nga mbeturinat.
Videoja shfaq një tigër i cili largon një shishe të plastikës nga një gropë uji në Parkun Kombëtar Tadoba në Maharashtra të Indisë.
Në mbishkrimin e videos thuhet “Gjest i ëmbël nga tigri. Ne do të përpiqemi t’i mbajmë xhunglat tona të pastra”. Këto pamje i lanë përdoruesit e internetit të shqetësuar, ndërsa disa e quajtën situatën “alarmante”.
Oficerja indiane e shërbimeve pyjore, Susanta Nanda, ka ndarë videon e tigrit në X, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos hudhin mbeturina në natyrë. /Telegrafi/