Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentet e fundit të adoleshentes nga Georgia, SHBA – e cila me sa duket ishte ndërprerë derisa po filmonte veten duke bërë “twerk” – pak momente para se të qëllohej për vdekje.
Kalecia “Pinky” Williams, 16-vjeçe, po filmonte veten duke vallëzuar në dhomën e një hoteli në Atlanta gjatë festës së Krishtlindjes, transmeton Telegrafi.
Por ajo e fik kamerën në momentin që dikush futet në dhomën e saj.
“Ajo çfarë ka ndodhur pas videos së publikuar në TikTok gjatë orës 12:02 nuk dihet saktë, por ajo është gjetur e vdekur në 12:23”, ka bërë të ditur e ëma e saj April Smith.
E një adoleshent i cili nuk është identifikuar për shkak të moshës, prej asaj kohe po akuzohet për vrasje, dhunë fizike si dhe për posedim të armës pa leje.
E sipas hetuesve vetëm këta dy ishin në hotelin Hyatt, në momentin kur kanë ndodhur të shtënat dhe adoleshentja u gjet e vdekur. /Telegrafi/