Entuziastët e UFO-ve po tentojnë të tërheqin paralele mes një videoje të vjetër që u shfaq dhe tregon një fluturake duke fluturuar nëpër re dhe imazheve të fundit të deklasifikuara të UFO-ve, që janë rrëzuar në afërsi të Alaskas gjatë vitit të kaluar.
Në fotografi shihet një objekt që ngjan me patkoin mbi territorin Yukon në veriperëndim të Kanadasë, të shkrepur më 11 shkurt të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Një e-mail i brendshëm i siguruar nga CTV News, një gjeneral brigade i ushtrisë kanadeze thotë se një copë metali e gjerë rreth 20 metra qëndron në ajër.
Kjo fluturake ishte rrëzuar nga një aeroplan luftarak F-22 i forcave ajrore amerikane gjatë një misioni të përbashkët me forcat ajrore kanadeze – pas dramës së balonës kineze spiune që u pati bërë lajm i mediave botërore.
Ish-oficeri i forcave ajrore kanadeze që foli për Daily Mail tha se bazuar në bisedën e tij me tre eprorë që ishin të përfshirë në rrëzimin e fluturakes – objekti ishte i ngjashëm me balonën kineze që u rrëzua disa ditë më herët. /Telegrafi/