Telegrafi

Videoja që pretendohet se shfaq momentin, kur statuja e mbushur me eksploziv shpërthen në duart e blogerit rus

Blogeri rus Vladlen Tatarsky i njohur si Maxim Fomin, është vrarë në një kafiteri në qytetin e dytë më të madh në Rusi – Shën Petersburg.

Deri më tani janë publikuar pamje të ndryshme, që pretendohet se shfaqen autoren e këtij sulmi vdekjeprurës.

Ajo madje u arrestua nga policia ruse dhe u pa duke u intervistuar e lidhur për radiatorë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamje të reja nga vrasja e blogerit rus, autorja e sulmit dhe të mbijetuarit dalin nga lokali – biondja shihet duke u larguar me telefon në dorë

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihej duke u futur në kafiterinë ku ishte blogeri rus, të cilit ia dorëzoi një statujë të një ushtari me helmetë në kokë.

E kjo statujë duket se ishte mbushur me eksploziv, dhe që disa sekonda pasi ia dha i shpërtheu para syve dhe i mori jetën edhe disa tjerëve që ishin të pranishëm.

Një video e re pretendohet se shfaq momentin kur statuja shpërthen dhe e vret blogerin rus, që njihej si njëri nga propaganduesit më të mëdhenj të Moskës zyrtare. /Telegrafi/