Telegrafi

Videoja që po bën xhiron e botës, sorra që ngjan me gorillën (Video)

Përdoruesit e rrjetit social Twitter, kanë mbetur të habitur me videon e një sorre e cila ngjan me një gorillë.

Kjo sorrë është parë duke pushuar sikurse gorilla, duke vënë duart në tokë dhe treguar muskujt e gjoksit, transmeton Telegrafi.

Videoja deri më tani është shikuar nga më shumë se nëntë milionë persona dhe është pëlqyer mbi 248 mijë herë në Twitter.

Kurse ekspertja e sorrave Kaeli Swift, ka dhënë disa shpjegime për sorrën që është parë në Nagoya të Japonisë.

“Ajo çfarë është duke bërë aktualisht është se po rrezitet. Kur zogjtë rreziten ulin duart në tokë me qëllim që rrezet t’i ndjejnë edhe në bisht. Në një kënd të caktuar mund të duken si këmbë, por nuk është ashtu”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/