Telegrafi

Videoja që po bën xhiron e botës, kinezët lavdëroheshin në paradën ushtarake për armët moderne – dera e aeroplanit bie gjatë fluturimit

Një objekt misterioz në qiell duke fluturuar që është filmuar gjatë paradës ushtarake të organizuar në Kinë me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ka nxitur spekulime se është dera e një aeroplani që ishte shkëputur nga fluturakja gjatë manovrave.

Videoja e shkurtër e publikuar në rrjetet sociale shfaq objektin e paidentifikuar që lëviz me shpejtësi në qiell, kur tetë aeroplanë po bënin akrobacione, transmeton Telegrafi.

Por, Pekini zyrtar pretendon se ishte një dron që ishte ngritur në ajër për ta filmuar eventin, duke hedhur poshtë thashethemet se bëhet fjalë për derën e njërit nga tetë aeroplanit që ishte shkëputur gjatë fluturimit.

Videoja 15-sekondëshe e publikuar në internet ka bërë bujë, pasi Kina lavdërohej për prezantimin e armëve “moderne” në paradën më të madhe ushtarake të organizuar ndonjëherë në Pekin.

Ky spektakël besohet se i ka kushtuar kuletës së shteti 2.4 miliardë funte, dhe e gjitha u bë për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore kineze.

E objekti që shihet në video besohej se ishte dera e fluturakes KJ-200 që binte në tokë me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. E sipas komandantit Ding Laihang që udhëhoqi me paradën ushtarake, pranoi se KJ-200 i printe tetë aeroplanëve luftarakë. /Telegrafi/