Site icon Telegrafi

Videoja që ka shokuar opinionin francez, nxënësi i vë në kokë arsimtares revolen lodër (Video)

Videoja e cila shfaq nxënësin duke i mbajtur në kokë revolen e rreme arsimtares, ka shokuar opinionin francez.

Incidenti ka ndodhur në një shkollë në juglindje të Francës, kurse në video shihet se si nxënësi i mban në kokë “revolen”, derisa një nxënës tjetër i tregon gishtin e mesëm autorit të videos, transmeton Telegrafi.

Edhe pse arsimtarja dukej e qetë dhe e dinte së bëhej fjalë për një revole lodër, shihet se ajo ndihej disi në siklet. Por pasi që videoja është shpërndarë në masë të madhe në internet, qytetarët francezë kanë kërkuar që 16-vjeçari të merr dënimin e merituar.

Këtë rast e ka komentuar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka thënë se një incident i tillë është i “papranueshëm”.

Rasti ka shkaktuar një mal komentesh, kurse të gjithë ata që e kanë parë kanë shkruar se kjo tregon më së miri se si profesorët çdo ditë ballafaqohen me probleme të ndryshme që i shkaktojnë nxënësit.

Ata kanë kërkuar nga qeveria që të ndërmarrin masa që raste të tilla të mos ndodhin në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version