Telegrafi

Videoja që ka bërë botën të qeshë: Tenton të futet në veturë, por vazhdimisht rrëshqet në të njëjtin vend (Foto/Video)

Një moment qesharak është kapur nga një kamerë amatore, në të cilën shfaqet një grua e cila vazhdimisht rrëshqet në akull derisa tentonte të futej në veturë, derisa nëna e saj nuk mund të ndale së qeshuri me veprimin e bijës së saj.

Biondja kishte probleme të futet në veturën e prindërve, për të shkuar në një aheng familjar në Kanada, transmeton Telegrafi.

Ajo vazhdimisht rrëshqiste në akull derisa mbahej për dorën e babait i cili e inkurajon të ngritët në këmbë dhe të ec ngadalë deri tek vetura. /Telegrafi/