Telegrafi

Videoja që do ia ngrinte gjakun çdo ushtari: Pamjet kur ISIS “zhduk” tankun amerikan! (Video)

Kjo video tregon një raketë ruse të gjuajtur nga militantët e ISIS-it e cila shkatërron një tank të prodhimit amerikan.

Videoja, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tregon një raketë anti-tank të kontrolluar e cila godet një tank irakian, prodhim amerikan, të llojit M1 Abrams.

Raketa shihet duke u afruar tek tanku dhe e godet atë, duke e “zhdukur” tërësisht.

Ndonëse videoja nuk zbulon fatin e ekuipazhit në tank, thuhet se është e “e padiskutueshme” se ata janë vrarë.

Tanku M1 Abrams i SHBA-ve u prezantua për herë të parë në vitin 1979 dhe ka pësuar përditësime të shumta gjatë këtyre dekadave. /Telegrafi/