Në rrjetet sociale në Rusi janë shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë brenda një morgu, ku shihet se si trupi i një burri të mbuluar me çarçaf “rikthehet në jetë”, ngritet në këmbë dhe fillon të ecë.
Deri më tani dihet se videoja është realizuar në Tver, qytet ky në pjesën perëndimore të Rusisë dhe fillimisht ishte publikuar në mënyrë anonime në Telegram.
Punonjësit e morgut nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë çështje, derisa nga një morg tjetër është bërë e ditur se ekziston mundësia që të bëhet fjalë për shaka dhe një “skenar të inskenuar”, transmeton Telegrafi.
“Videoja është e rrejshme. Dhoma në video që pretendohet të jetë një hapësirë brenda morgut në Tver – nuk duket të jetë origjinale. Në Tver nuk ka morg të ngjashëm me atë në video”, ka njoftuar ministria ruse e Shëndetësisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hJpXSKlZAUs