Telegrafi

Videoja mallëngjyese e një mërgimtari shqiptar dedikuar familjes, merr shpërndarje të madhe në rrjetet sociale

Për ata që e kanë provuar, jeta në mërgim nuk është aspak e lehtë!

Shpesh vështirësitë që të vihen përball jetës, mund të shndërrohen në inspirim për të kënduar apo krijuar diçka.

I tillë është rasti i një mërgimtari shqiptar jashtë vendit, i cili ka vendosur që mllefin e tij ta shpreh në disa vargje të lira, shoqëruar nga një vijë melodike.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, djaloshi mërgimtar shqiptar shihet teksa me mërzitje këndon për mallin ndaj familjarëve.

Videoja në fjalë është përcjellë me komentet e shumta të shqiptarëve jashtë vendit, të cilët e kanë ndjerë më shumë se kushdo tjetër këtë interpretim.

Vargjet që ai këndon janë të dedikuara të gjithë për nënën, familjen dhe ata që e njohën. /Telegrafi/