Anëtarët e grupit legjendar, “The Rolling Stones”, kanë publikuar një video për nder të Charlie Watts – bateristi që vdiq këtë javë në moshën 80 vjeçare.
Bota e rokenrollit është bashkuar për të përshëndetur Watts, i cili ndërroi jetë paqësisht të martën i rrethuar nga familja e tij në një spital në Londër.
Shokët e tij të grupit – Keith Richards, Mick Jagger dhe Ronnie Wood – kanë folur individualisht, por grupi tani ka publikuar një video për ta nderuar muzikantin e ndjerë.
Klipi i shpërndarë në mediat sociale tregon një montazh të fotografive dhe videove të Watts nga karriera e tij gati 60-vjeçare me grupin, nga ditët e para deri në turnetë moderne. Ai shihet qeshur së bashku me Richards, Jagger dhe Wood.
Nderimi përfundon me një fotografi të baterive të muzikantit me mbishkrimin “mbyllur” të varur mbi to. /Telegrafi/
— The Rolling Stones (@RollingStones) August 27, 2021