Një video e vitit 2016 që Tesla përdori për të promovuar teknologjinë e saj të ‘self-driving’ apo vetëdrejtimit u inskenua për të treguar kapacitetet sikurse ndalimi në dritën të kuqe, dhe përshpejtimi në dritën jeshile që sistemi nuk i kishte, sipas një dëshmie nga një inxhinier i lartë.
Videoja, e cila mbetet e arkivuar në faqen e internetit të Tesla-s, u publikua në tetor të vitit 2016 dhe u promovua në Twitter nga shefi ekzekutiv Elon Musk si dëshmi “Tesla lëviz vetë”, transmeton Telegrafi.
Por automjeti Model X nuk po lëvizte vetë me teknologjinë që Teska kishte vendosur, tha Ashok Elluswamy, drejtor i softuerit Autopilot në Tesla në transkriptin e një depozitimi të korrikut e marrë si provë në një padi kundër Tesla-s për një aksident fatal të vitit 2018 ku përfshihej një ish-inxhinier i Apple.
Dëshmia e paraportuar më parë nga Elluswamy përfaqëson herën e parë që një punonjës i Tesla-s ka konfirmuar dhe detajuar se si është prodhuar video.
Videoja përmbante një etiketë që thotë: “Personi në sediljen e shoferit është aty vetëm për arsye ligjore. Ai nuk po bën asgjë. Makina është duke ecur vetë”. /Telegrafi/