Site icon Telegrafi

Videoja e ‘vajzës’ së Putinit duke marrë vaksinën kundër COVID-19 del të jetë mashtrim, është realizuar para disa muajsh

Qendra ruse e Kërkimit Gamaleya në partneritet me Ministrinë ruse të Mbrojtjes pretendojnë se kanë regjistruar vaksinën e parë kundër virusit COVID-19.

Presidenti rus Vladimir Putin në një takim me anëtarët e qeverisë, tha se kanë zbuluar një vaksinë të tillë.

“Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një vaksinë kundër COVID-19”, tha Putin.

Siç raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi, menjëherë pas kësaj, Putin thotë se njëra nga vajzat e tij ka marr vaksinën.

https://twitter.com/tverma332/status/1293131190073880577

“Një nga vajzat e mia mori vaksinën. Në këtë kuptim, ajo mori pjesë në eksperiment. Pas vaksinimit të parë, ajo kishte një temperaturë prej 38 gradëve, ditën tjetër – 37 dhe kjo ishte e gjitha”, tha ai.

Megjithatë pretendimi është i rremë. Videoja nuk tregon vajzën e Putinit.

Një kërkim i Reverse Image, tregon se videoja në Youtube, i përket datës 26 qershor 2020, prandaj, nuk tregon që vajza e Putinit të vaksinohej.

Në të vërtetë në video është një vullnetare e quajtur Natalia.

Theksojmë se disa prej ekspertëve botëror janë shprehur skeptik rreth vaksinës së re, pasi që nuk ka pasur informata paraprake deri më tani rreth testimeve te kafshët ose njerëzit. /Telegrafi/

Exit mobile version