Një video që shfaq momentin e tmerrshëm, kur një aeroplan për pak sa nuk e godet një turist derisa po aterronte në ishullin e Shën Barts të Karaibeve, është bërë virale.
Me të kuptuar se diçka po fluturon mbi kokën e tij, turisti menjëherë reagon duke u përkulur, pasi aty pranë ishte pista e aeroportit Gustaf, transmeton Telegrafi.
Videoja 12 sekondëshe është filmuar nga fotografi Sebastien Politano, banor i ishullit Shën Barts, i cili ishte duke testuar kamerën e tij të re.
46-vjeçari Politano, ka deklaruar për mediat, duke thënë se nuk e kishte ditur se në videon e tij gjendet një njeri. /Telegrafi/