Site icon Telegrafi

Videoja e tij u bë virale pasi u filmua me cigare në dorë derisa e nxorën nga rrënojat – turku thotë se “ajo e mbajti gjallë”

Ziya Soner Tugtekin, 60-vjeç, u nxor nga rrënojat në provincën turke Adiyaman, pas gati dy ditëve që këtë vend e goditën dy tërmetet të fuqishme.

Por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat, ai po pinte cigare, transmeton Telegrafi.

Ai madje kishte refuzuar t’ju bindet urdhrave të shpëtimtarëve, që i thanë ta hedhë në tokë cigaren që e mbante në gojë, me arsyetimin e “se me të kishte mbijetuar”.

Gjatë një bisede për mediat turke, ai ka deklaruar se kishte pirë cigare derisa kishte qëndruar i ngujuar nën rrënoja.

“Kur më nxorën nga rrënojat, kishte një cigare në dorë, më thanë ta hidhja në tokë. Nuk e bëra sepse mbijetova me cigare”, shtoi Ziya.

Videoja e shpëtimit të tij ishte bërë virale, kur në të dëgjohen shpëtimtarët duke i thënë ta hedhë cigaren dhe se do t’i jepnin tjetër me të mbërritur në spital, gjë që Tugtekin kishte refuzuar t’ju bindet atyre.

“Nuk e di sa ditë kemi pritur nën rrënoja. Nuk e di sa kohë ka kaluar. Kam pasur duhan me vete, e mbështillja në letër kur askush nuk ishte pranë meje”, shtoi Tugtekin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version