Tigrat janë kafshë mjaft interesante, andaj emocioni i zbulimit të një habitati të tij natyror është i madh.
Është gjithmonë eksperiencë magjepsëse të shohësh një tigër në natyrë, por të shohësh atë teksa kërcen në ajër është përvojë edhe më e jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi.
Një video befasuese e shpërndarë së fundmi në rrjete sociale e cila shfaq tigrin duke kërcyer mbi një rrjedhë uji, ka ngjallur reagime në internet.
Videoja është publikuar nga Shërbimi i Hekurudhave Indiane (IRAS), saktësisht nga oficeri Ananth Rupanagudi.
Pamjet fillojnë me tigrin që ecën drejt një lumi në Parkun Kombëtar Sundarban. Disa sekonda më vonë, ai kërcen dhe kalon në anën tjetër të lumit.
“Tigrat janë gjuetarë të vetmuar. Prandaj, nuk janë mbretër të xhunglës. Por, ata janë më të fortit dhe më të aftit në mbretërinë e maceve”, shkroi njëri nga përdoruesit. /Telegrafi/
In Sunderbans – over a 20ft leap from standing position – once in a lifetime shot! I know that this has gone viral but one can’t get enough of it! #tiger #Sunderbans pic.twitter.com/CHjuAg3KHx
— Ananth Rupanagudi (@Ananth_IRAS) March 24, 2024