Telegrafi

Videoja e qenit që rrëshqet në akull është shikuar nga miliona njerëz, skena duket si një film vizatimor

Videoja e një qeni që bie në akull është shikuar nga miliona, skena duket si një film vizatimor

Kayly Reed ndau një video qesharake në TikTok të dy kafshëve të saja shtëpiake.

Përkatësisht, Kayly ka regjistruar momentin kur i ka thirrur në shtëpi dy qentë e mëdhenj dhe ata rrëshqitën në akull njëri pas tjetrit si në një film vizatimor.

Këta qen të mëdhenj dhe qesharak nuk e mbanin dot veten kur shkelën mbi akullin e rrëshqitshëm.

Më shumë se nëntë milionë njerëz e panë videon në TikTok në dy ditë.

Për ta bërë videon edhe më qesharake, pronarja ka vendosur në sfond një tingull që të kujton shumë skena nga filmat vizatimorë me të cilët jemi rritur. /Telegrafi/

@kaylyreed It is cartoon kinda icy here! They are okay, don’t worry 😉 #icy #funnydogs #greatdane ♬ original sound – Sound Central