Site icon Telegrafi

Videoja e një maceje që shtyn një qen të moshuar poshtë shkallëve bëhet viral në internet

Ndonëse ka gjithmonë përjashtime nga rregulli, shpesh ndodh që macet dhe qentë e zbutur që jetojnë pranë njëri-tjetrit thjesht nuk pajtohen, dhe dëshmi për këtë është video virale e publikuar në TikTok.

Në video, një mace bardhezi me emrin Snickers mund të shihet duke pritur në majë të shkallëve të mbuluara me qilim, ndërsa një qen i vjetër me emrin Bailey zbret ngadalë shkallët.

Snickers është e pakënaqur me pritjen e gjatë, kështu që ajo vendos t’i shpejtojë gjërat duke e shtyrë qenin poshtë shkallëve.

Mjaftoi vetëm një presion me putra në këmbën e djathtë të Baileyt për ta bërë qenin fatkeq të rrëshqiste nga shkallët.

Fatmirësisht, Bailey kaloi pa u dëmtua gjersa u ngrit ngadalë në këmbë dhe vazhdoi atje ku po shkonte. /Telegrafi/

@queeflyluckily she’s okay ? #dogsofttiktok♬ original sound – Tik Toker
Exit mobile version