Telegrafi

Videoja e maces duke takuar foshnjën emocionoi më shumë se një milion njerëz

Një moment i bukur kur macja e familjes takoi për herë të parë foshnjën u bë virale.

Macja Jules ka qenë prej kohësh e dashura e vetme në familje dhe njohja e saj me vogëlushen, Olivia nuk mund të kishte shkuar më mirë.

Kur prindërit e vendosën në dysheme, Jules iu afrua menjëherë foshnjës dhe mezi priste ta nuhaste.

Kur u vendosën në divan, Jules e bëri të qartë se ajo ishte tani mbrojtësja e Olivias.

Regjistrimi është parë 1.5 milion herë. /Telegrafi/

@romydepraetere I missed my cat so much… 🙈 #cat #catsoftiktok #britishshorthair #birth #fy #fyp ♬ original sound – Baloo Buddy