Telegrafi

Videoja e Kubit të Rubikut më të madh në botë bëhet virale në internet

Kubi i Rubikut u shpik në vitin 1974, dhe më shumë se dyzet vjet, në kërkim të rekordeve, njerëzit po arrijnë “rekorde të reja”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rekord botëror të Guinness, i cili ka certifikuar Kubin më të madh Rubik në botë në NINA MALL në Hong Kong.

I ndërtuar më 28 mars, me 2.503 metra x 2.505 metra x 2.502 metra, ai u bë zyrtarisht Kubi më i madh i Rubikut në botë.

Dhe tre muaj më vonë dhe vëmendja në internet është kthyer në kubin gjigant, pasi faqja zyrtare e Rekordeve Botërore Guinness në Facebook shpërndau një video të ndërtimit të tij. Në vetëm dy ditë, klipi ka pasur mbi 2.8 milionë shikime.

Në video, punëtorë të panumërt mund të shihen duke administruar blloqet për ta ndërtuar atë, duke ndjekur dukshëm projektin e një Kubi Rubik shumë më të vogël në disa skena. /Telegrafi/