Telegrafi

Videoja e kësaj mace të ngathët u pëlqye nga pothuajse gjysmë milioni njerëz

Po ju prezantojmë macen më këmbëngulëse të ditës.

Një video gazmore e një maceje e cila vendosi të kërcejë një mur po përhapet në Twitter dhe kur e kuptoi se ishte shumë, vendosi të përdorte veturën që ishte parkuar përpara.

Përpjekja e parë nuk dha fryt, kështu që e reja u kthye për të provuar përsëri. Dhe ajo ra përsëri.

Në fund ajo u largua me hijeshi nga skena sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pothuajse gjysmë milioni njerëz e pëlqyen videon në Twitter. /Telegrafi/