Një video e një bletare që zhvendos njerëzisht mijëra bletë nga një kasolle e oborrit të shtëpisë është bërë virale në TikTok, me pronaren e videos që thotë se ajo ishte tronditur nga përgjigja.
Erika Thompson, themeluese e Texas Beeworks, mund të shihet në pamjet duke trajtuar pjesë të koshereve pa asnjë mjet mbrojtës ndërsa i largon ato nga aty dhe i vendos në një zgjua të re, transmeton Telegrafi.
Video ka provuar të jetë shumë e popullarizuar në TikTok dhe ishte shikuar gati 60 milionë herë, që kur u postua 4 ditë më parë. Përveç kësaj, ajo kishte marrë 11.5 milionë pëlqime dhe mbi 200,000 komente.
“Unë kam qenë plotësisht e habitur nga reagimet, pëlqimet dhe shikueshmëria e videos sime, veçanërisht sepse ishte me të vërtetë vetëm një ditë mesatare në punë për mua”, tha ajo.
@texasbeeworksSave the bees! #bees #tiktok #foryou #fyp #nature #love #animals #amazing♬ original sound – Erika Thompson
“Unë sigurisht që kam parë koshere shumë më të mëdha! Unë kam hequr koshere nga muret që ishin të larta dhe me bletë më parë”.
Thompson tha se ajo filloi regjistrimin e videove të procesit të saj të zhvendosjes së bletëve në mënyrë që të dokumentonte punën për klientët e saj, të cilët tentojnë të shmangin qëndrimin gjatë kohës që po zhvillohet puna.
Ajo pastaj filloi t’i ndante ato në internet, ku ata filluan të tërheqin vëmendjen. Thompson e pa atë si një mundësi për të edukuar njerëzit në lidhje me punën që ajo bën, si dhe për të ndriçuar dritë të re mbi vetë insektet. /Telegrafi/