Telegrafi

Videoja e gruas me maskë që u bë më e shikuara në Facebook (Video)

Një video po bën xhiron e botës në “YouTube” dhe rrjetet sociale. Në të shfaqet një grua e cila argëtohet deri në ekzaltim, ndërkohë që vendos maskën e “Chewbacca”-s, personazhit të famshëm të sagës “The Star Wars”.

Candace Payne e bleu maskën me rastin e ditëlindjes së saj dhe nisi ta xhironte veten drejtpërdrejt në “Facebook”.

Ajo e shijoi kaq shumë këtë moment sa shpërtheu në lot dhe hilaritet ndërkohë që ishte e maskuar me personazhin fiksional.

“Kjo gjëja s’më rri fiks, ishte pak e madhe për mua”, thotë ajo për maskën, duke shtuar: “E di që disa prej jush mendoni se një gjest i tillë është një turp. Për mua nuk është turp. Është diçka që e dashuroj”.

Videoja ka marrë 1 milion shikime pak kohë pas shpërndarjes në rrjetet sociale.